Merren vesh klubet e Premier Leagues, loja vazhdon
Klubet e Premier Ligës kanë zgjedhur të mos shtyjnë asnjë ndeshje gjatë periudhës festive në fund të vitit, pavarësisht ndërprerjes së vazhdueshme të shkaktuar nga rastet e Covid-19.
20 klubet e ligës u takuan të hënën për të diskutuar se si mund të përballeshin me problemin pasi gjashtë ndeshje u shtynë për shkak të rasteve të Covid-19 gjatë fundjavës.
Shtyrja e një xhiroje gjatë Krishtlindjeve ishte një mundësi.
Asnjë votim nuk u zhvillua dhe kështu ndeshjet do të zhvillohen normalisht.
Pritej që java e 20-të e lojës, që fillon më 28 dhjetor, të shtyhej për të lehtësuar presionin mbi skuadrat e Premier League.
Në vend të kësaj, klubet janë këshilluar se nëse kanë 13 lojtarë në formë, plus një portier, ata duhet të zhvillojnë ndeshjet.