Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë

Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë

Gazetari Mero Baze ka komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjete sociale Mero Baze shprehet se Berisha është i vetëm dhe sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë.

“Tani i vetëm para derës. Më kujton skenën e filmit për Këshilltarët e Hekalit që pret ta pushkatojnë. Por ndryshe nga fundi tyre heroik këtë sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë. Ashtu siç mund të bëhesh kur të hedhin në Lanë”, shkruan Baze.

Në deklaratën e tij të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica ‘në rrugën që kemi për të bërë’. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e lirë.

Shpërndaje në: