Merkel zëshëm dhe qartë kundërshton vendimin që finalja e Euro 2020 të luhet në ‘Wembley’

UEFA ka konfirmuar se në “Wembley Stadium” do të jenë të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.
UEFA pak më parë kishte konfirmuar se gjysmëfinalet dhe finalja e “Euro 2020” që do të mbahen në “Wembley Stadium” do të lejohen të jenë të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.
Kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila u shreh kundër këtij vendimi.
Merkel ishte duke mbajtur konferencë të përbashkët me Kryeministrin italian, Mario Draghi, ku u ndal të flasë për vendimin e UEFA-së.
“Finalja nuk duhet të mbahet në Londër, pasi Britania e Madhe është një zonë me rrezik nga COVID-19”, tha ajo.
“Për këtë gjë, UEFA duhet të jetë e përgjegjshme dhe e vetëdijshme”, përfundoi Angela Merkel.