Meriton Mjekiqi lirohet pas intervistimit nga policia, mësohen detaje rreth shoqërimit të tij në polici
Moderatori Meriton Mjekiqi mbrëmë u arrestua nga policia.
Në orët e vona të së martës, moderatori Meriton Mjekiqi u shoqërua në polici, pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në komunikacion, shkruan lajmi.net.
Lajmi ishte konfirmuar edhe nga policia, ku në njoftimin e tyre ndër të tjera thuhej “Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave”.
Por, pas marrjes në pyetje nga policia, Meritoni është liruar dhe këtë e konfirmoi edhe përmes postimeve në rrjete sociale.
Pas gjithë këtij rasti, avokati i Meriton Mjekiqit, Asdren Hoxha bëri të ditur se moderatori nuk u intervistua për gjuajtje me armë dhe nuk ishte në arrati.
“Meriton Mjekiqi eshte i lire…