Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, shumë prej tyre presin në pika kufitare nga dy orë
Janë dy sezone kur në Kosovë numri i mërgimtarëve është shumë i madh.
Në pikën e verës dhe tani në fund të vitit.
Tani që jemi afruar në festat e fundvitit veçse ka filluar edhe ardhja e tyre.
Anipse në pikat kufitare të Kosovës kolonat s’kanë filluar ende, kolona të shumta mërgimtarët janë duke kaluar në pikat kufitare të tjera.
Shumë prej tyre është dashur të presin nga dy orë në Kroaci-Serbi.
Gjithashtu pritje të gjata ka në Hungari e Serbi.
Në vendin tonë pritet që të vijnë një numër i madh i mërgimtarëve me vetura, autobusë e aeroplanë.