Mërgim Berisha e Vesel Demaku janë dyshja kosovare në formacionin më të mirë të javës në Austri

Mërgim Berisha e Vesel Demaku janë dyshja kosovare në formacionin më të mirë të javës në Austri

Lojtarët kosovarë që aktivizohen në Bundesligën austriake po bëjnë një punë mjaft të mirë, sidomos fundjavën që kemi lënë pas.

Dyshja kosovare, Mërgim Berisha dhe Vesel Demaku, kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës, shkruan Periskopi.

Vesel Demaku u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen që skuadra e tij, Austria Vienna e luajti kundër skuadrës së Sturm Graz, në barazimin 2:2.

Demaku ishte i palodhshëm në repartin e mesfushës dhe është vlerësuar lartë nga mediet austriake.

Po ashtu, edhe Mërgim Berisha bëri mirë, duke shënuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për skuadrën e Salzburg.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e javës së Admiral Bundesliga, ku figurojnë Demaku e Berisha. /Periskopi/

Shpërndaje në: