Mercedes thyen edhe një rekord

Mercedes thyen edhe një rekord

Pas rekordit në vitin 2016, kur në gjithë botën shiti rreth 2,1 milionë automobila, Mercedes ka shënuar rritje dyshifrore të shitjes edhe në gjysmën e parë të vitit 2017.

Deri te rezultati më i mirë gjashtëmujor në histori, prodhuesi gjerman i automobilave erdhi pasi që gjatë kësaj periudhe shiti 1.144.274 automjete, me rritje të shitjes prej 13,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, transmeton KosovaPress.

Evropa edhe më tej mbetet tregu më i madh i Mercedesit, me 484.120 automobila të plasuar, që paraqet rritje 8,9%, me shitje rekorde në Britani të Madhe, Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Zvicër.  Rajoni aziatik-paqësor është i dyti, pasi në këtë treg janë shitur 438.710 automjete me rritje prej 26,7%. Shitja në Kinë është rritur 34,5%, ndërsa në Korenë Jugore për madje 47,3%.

Në kontinentin veri-amerikan, Mercedes në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shitur 193.399 automobila me rritje të shitjes prej 2,1%.  Ndryshe, vetëm në qershor në gjithë botën janë shitur 221.874 Mercedes.

 

Shpërndaje në: