Mercedes shtyn shitjen e veturës së tij
Modeli i Mercedes-it, ‘Project One hypercar” nuk do të arrijë te klientët e saj edhe për dy vjet të tjera.
Prodhuesi gjerman vonoi shpërndarjen, duke përmendur probleme të një natyre thjesht teknike.
Nuk është e thjeshtë të përshtatësh një motor në Formula 1 me versionin e pasagjerëve të makinës, kërkon kohë, thanë zyrtarë të kompanisë.
Sipas mediave gjermane, inxhinierët Mercedes thuhet se kanë “nënvlerësuar” detyrën me të cilën ata u përballën me përshtatjen e motorit 1.6-litra V6.
Project One ka dy motorë elektrikë 120-kilovatë në boshtin e pasmë dhe dy motorë elektrikë më të vegjël në pjesën e përparme.
Mercedes planifikon të ndërtojë vetëm 275 njësi të Project One, i cili do të ketë të paktën 1.000 kuaj fuqi.
Kjo hiper-veturë përshpejton nga vendi deri në 200 km/h për gjashtë sekonda. Mercedes pretendon se makina mund të udhëtojë vetëm 25 km me mbushje elektrike, transmeton KosovaPress.
Sidoqoftë, për shkak të natyrës garuese të njësisë, motori SUS duhet të rinovohet plotësisht çdo 50.000 km.
Kostoja e një makine individuale është 2.5 milionë euro.