Mercedes prezanton dy variante shumë të shtrenjta të G-Class (Foto)
Mercedes ka menduar që G-Class nuk është i shtrenjtë sa duhet, andaj ka vendosur që të sjell dy variante edhe më të shtrenjta.
Këto dy variante janë në shitje tani dhe klientëve do tu dërgohen nga Shtatori i këtij viti. Duke vazhduar me modelin e vitit 2015, tani edicioni Designo Manufaktur i G-Class vjen për variantet D 350d dhe G 500, transmeton Express. Ajo çfarë i dallon nga modelet janë elementet e jashtme të errësuara, rrotat 19 inç në formë ylli, pasqyrat si dhe detaje tjera brenda dhe jashtë veturës.
Po ashtu, ofrohen edhe variante AMG G63 si dhe AMG G65. Këto variante vijnë me detaje shtesë si rrotat AMG 21 inç.
Çmimi për variantet G 350d dhe G 500 Designo Manufaktur janë 109,878€, respektivisht 121,683€. Ndërsa variantet AMG G63 dhe AMG G65 Exclusive Editions kushtojnë 163,125€, respektivisht 287,658€.