Mercedes largohet nga Rusia

Mercedes-Benz është kompania e fundit e madhe që vendosi të largohej nga Rusia.
Prodhuesi i madh i makinave njoftoi sot se do të tërhiqet nga tregu rus dhe do t’i shesë aksionet në filialet e tij industriale dhe financiare një investitori vendas.
Është prodhuesi i tretë i madh i makinave që vendosi të largohej nga Rusia pasi ky vend hyri në luftë me Ukrainën.
Para Mercedesit, të njëjtën gjë bënin edhe Nissan japonez dhe Renault francez.