Mercedes GLB vjen këtë verë

Mercedes GLB vjen këtë verë

Versioni i konceptit të GLB u prezantua këtë pranverë në panairin e veturave në Shangai dhe “teaser” më i ri njofton premierën e fundit të automjetit të prodhimit.

GLB është konceptuar si një model që do të mbushë pozicionin midis dy SUV-ve ekzistuese Mercedes-Benz – GLA dhe GLC.

Prodhuesi nga Shtutgarti parashikoi se modeli i ri mund të ketë në opsion tri palë ulëse dhe mund të zë deri në 7 pasagjerë. ‘Teaser’ nuk zbulon shumë, por pritet që modeli serik të mos jetë shumë i ndryshëm nga koncepti i paraqitur në publik në Shangai, në prill, transmeton KosovaPress.

Të dhënat teknike ende nuk janë zbuluar zyrtarisht, por duke qenë se GLB bazohet në mekanikën MFA2, motorizimi është tashmë në dispozicion në modelet tjera Mercedes me të njëjtën bazë mekanike.

Në mesin e tyre janë turbo-mbushës me katër cilindra 2.0 litra që sigurojnë 150 dhe 190 kuaj fuqi, si dhe turbo-mbushës 2.0 litra me 4 cilindra, në opsionet me 190 dhe 224 kuaj fuqi.

Në krye të ofertës do të jetë varianti AMG, mbi të gjitha GLB 35 me 306 kuaj fuqi, dhe më vonë GLB 45 me 387 kuaj fuqi në versionin standard dhe 421 kuaj fuqi në variantin “S”.

Përveç kësaj, pritet një model elektrik me një autonomi prej rreth 500 km.

 

Shpërndaje në: