Mercedes GLB sipas Auto Bild
Gjuetarët e risive në botën e automobilave muajin e kaluar gjatë testeve kanë “zënë” edhe një risi nga kompania prestigjioze gjermane Mercedes, pra SUV-i GLB i cili do të vendoset mes Mercedes GLA dhe GLC.
Tani janë shfaqur disa fotografi të cilat revista e njohur gjermane “Auto Bild” i ka publikuar dhe përmes të cilave ka paraqitur pamjen e mundshme të Mercedes GLB, transmeton Koha.net.
Ky SUV i ri i Mercedesit do të bazohet në platformën MFA2 dhe do të vijë me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme, por disa versione të këtij modeli, natyrisht, do të ofrohen edhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.
Mercedesi nuk është i brengosur për rënien e mundshme të shitjes së modelit GLB dhe GLA, duke konstatuar se gjithmonë ekziston hapësirë e mjaftueshme në gamë për shtimin e veturave të reja.
Prandaj, Mercedes GLA dhe GLB do të kenë dallime shumë sa i përket pamjes. GLB do të karakterizohet me kabinën më të madhe, kapacitetin më të madh të bagazhit, si dhe me performancë më të mirë për të gjitha terrenet.
Pritet që, GLB të ofrohet me motorët Turbo me katër cilindra, benzinë dhe dizel, si dhe në version sportiv AMG, por nuk duhet përjashtuar edhe versionin plug-in hibrid, transmeton Koha.net. Në gamën e motorëve, motorët më të vegjël dizel do të huazohen nga Renaulti dhe modelet e tanishme kompakte të Mercedesit.
Sipas njoftimeve të mëparshme, versioni i rregullt i Mercedes GLB do të jetë në dispozicion në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa versioni sportiv GLB AMG pritet të arrijë gjatë vitit 2018.
Gjithashtu, përveç versioneve me 5 ulëse, do të ofrohet edhe versioni me 7 ulëse i cili do të ketë gjatësinë boshtore më të gjatë për 120 mm.