Meraklitë e BMW-së më mirë mos ta shohin modelin e ri (Foto)

Meraklitë e BMW-së më mirë mos ta shohin modelin e ri (Foto)

Kanë kaluar pothuajse 40 vjet që BMË kishte një super-automobil.

Fillimi i Serisë 8 është diçka më e afërt me super-veturën që BMË ka bërë në ndërkohë, por jo aq i fuqishëm sa për të qenë një super-makinë e vërtetë.

“Është një pyetje e vështirë për mua, pasi i dua makinat. Personalisht, një herë në jetën time, do të doja të ndërtoja një super-veturë. Unë kurrë nuk hoqa dorë nga kjo dëshirë”, tha anëtari i bordit të zhvillimit në BMË, Klaus Frolich.

Megjithëse kjo nuk është konfirmuar, ai e ka lënë të hapur një ide të tillë dhe tashmë është një tjetër zyrtar i lartë BMË i cili shprehu dëshirën për M1 modern.

Më herët gjatë këtij viti, Joseph Kaban, i cili kaloi në ekipin e dizajnimit të BMË-së nga Grupi Volksëagen në vitin 2017, theksoi se se ideja për super-automobilin e  BMË-s është e shkëlqyeshme.

“Nëse ju shikoni në portofolin e kompanisë, BMË ka një i8, i cili është shumë afër konceptit të një super-veture hibride si McLaren P1, i cili është një pozicion i mirë fillestar”, tha Frolich.

Sigurisht, se a do të arrijë një BMË M1 i ri do të përcaktojë në radhë të parë strategjia e biznesit dhe nevoja për një automjet të tillë, si dhe një treg që është shumë i kufizuar.

 

Shpërndaje në: