Mënyrë jashtëzakonisht e thjeshtë që të eliminoni ftohjen për vetëm një mbrëmje
Me afrimin e sezonit të gripit dhe ftohjes nuk është e tepërt të kemi parasysh ndonjë metodë të verifikuar me të cilën mundemi të shërohemi.
Njëra ndër mënyrat në të cilat mund të mbështetemi, por e cila me siguri do të shkaktojë dyshim, është që të mbathni çorape të lagura. Po, pra, mirë e keni lexuar – çorape të lagura, transmeton Telegrafi.
Kjo metodë quhet “ngrohje e çorapeve” dhe ndikon në atë mënyrë që nxit reaksionin natyror të organizmit që të shërojë të gjitha nga dhembja e kokës deri te problemet me gjumin.
Kur vini çorape të lagura në shputa, ftohja përshpejton qarkullimin e gjakut nga shputat.
Ky mikroqarkullim përshpejton qarkullimin e gjakut dhe sjell të gjithë përbërësit ushqyes në këtë pjesë të trupit dhe nxjerr jashtë helmet.
Kjo është mënyra shumë më e mirë sesa dushi me ujë të ftohtë i cili ftoh tërë trupi, ndërkaq sipërfaqja e madhe të cilën duhet ngrohur shpejton punën e zemrës dhe kështu e ngarkon atë edhe më shumë.
Procedura është e lehtë. Në fillim ngrohni shputat tuaja në ujë të ngrohtë, pastaj mbathni çorapet të cilat i keni lagur me ujë të ftohtë.
Sipër çorapeve të lagura vishni çorape të thata dhe futni shputat në qese në mënyrë që të mund të futeni në krevat.
Kur të zgjoheni në mëngjes me siguri do të ndihemi më mirë. /Telegrafi/