Mënyrat se si të mësoni fëmijët tuaj që të jenë më sjellshëm
Shpesh dëgjojmë se fëmijët janë shumë kokëfortë dhe të zemëruar.
Megjithatë, ndonjëherë ndaleni e pyesni veten se a e keni qenë edhe ju kështu kur ishit fëmijë, por pos kësaj pyetje duhet të mendoni edhe se si janë sillur prindërit ndaj juve.
Kështu për të ndaluar zemërimin apo sjelljet e pahijshme tek fëmijët e juaj duhet të përdorni metoda të ndryshme.
Sipas BrightSide nëse fëmija juaj është i zemëruar apo nervoz, ju duhet të jeni i qetë ndaj tij dhe të silleni me butësi që ai të ndalet, nëse i ngritni zërin atëherë situata përkeqësohet edhe më shumë.
Po ashtu preferohet që ju të diskutoni me ata, ju duhet të jeni miqtë e tyre që ata të kenë besim tek ju dhe të rrëfehen për të gjitha gjërat që kanë.
Premtimet që u thoni realizoni deri në fund, pasi nga kjo ata nuk do të ju gënjejnë.