Mënyrat se si mos të vonoheni asnjëherë në punë
A jeni vonë për punë tani? Nëse vazhdimisht jeni vonë për punë, atëherë ka shumë mënyra për ta thyer këtë shprehi dhe për të shkuar në punë me kohë.
Ndaloni së menduari vetëm skenarët më të mirë të mundshëm – Nëse zakonisht merr kohë 20-30 minuta për të shkuar në punë, atëherë gjithmonë duhet të niseni të paktën 30 minuta më herët për të shkuar në punë.
Kësisoj, jo vetëm që nuk do të vonoheni, por do të shkoni më herët dhe kjo do të jetë një plus i madh kur do të kërkoni rritje rroge.
Ndaloni së brengosuri se jeni duke shkuar “shumë herët” – Disa njerëz që shkojnë 15 minuta më herët në punë mendojnë se kanë bërë gabim të madh.
Por, përpos fakteve të lartcekura, duhet ta keni parasysh se 15 minuta më herët mund t’i shfrytëzoni si minuta ekstra për t’u organizuar më mirë dhe kësisoj dita juaj do të shkoj më mirë.
Ndaloni së kryeri “vetëm edhe një gjë” para se ta lini shtëpinë – Janë disa gjëra që patjetër duhet t’i bëni, si p.sh. dërgimi i fëmijëve në shkollë. Por, nuk keni nevojë ta mbushni makinën e larjes së rrobave. Prandaj, mos e ngarkoni shumë veten në mëngjes me gjëra që nuk kanë edhe aq shumë rëndësi sa të shkuarit me kohë në punë