Mënyrat më të mira për t’i djegur më shumë se 300 kalori brenda një ore
Humbja e peshës është diçka që shumë njerëz dëshirojnë ta arrijnë.
Megjithatë, për të humbur peshë nevojitet shumë përkushtim dhe durim, e shpeshherë njerëzit dështojnë në synimin e tyre.
Nëse dëshironi të humbni peshë dhe jeni duke i kërkuar mënyrat më të mira për të djegur shumë kalori, atëherë më poshtë i keni disa prej mënyrave se si mund t’i digjni më shumë se 300 kalori brenda një ore.
Ushtrimi në makinë eliptike – 303 kalori
Ushtrimet aerobike në ujë – 334 kalori
Ushtrimet pilate – 345 kalori
Hiking – 364 kalori
Basketbolli – 485 kalori
Tenisi – 485 kalori
Vrapimi në shkallë – 546 kalori
Noti – 596 kalori
Kërcimi me litar – 716 kalori.