Mënyra tibetane e edukimit kërkon që fëmijën ta trajtoni si mbret, prandaj vetëm ky dënim lejohet

Mënyra tibetane e edukimit kërkon që fëmijën ta trajtoni si mbret, prandaj vetëm ky dënim lejohet

Shumica e shkathtësive tibetane konsiderohen të dobis.hme në edukimin komplet dhe të pavarur të personit dhe konsiderohen që mjaft mund të mësohet nga ky popull i mençur.

Rregulli themelor është që fëmijën nuk bën ta përbuzni as ta dënoni, sepse disa prindër fëmijët i rrahin vetëm për shkak që ai nuk mund t’u kundërvihet.

Periudha e parë zgjat deri në moshën pesëvjeçare

Tibetanit theksojnë që ndaj fëmijës duhet pasur qëndrim si ndaj mbretit dhe asgjë nuk duhet ndaluar.

Nëse fillon të bëjë diçka të rrezikshme, përpiquni që të dukeni dhe të tingëlloni të frikësuar, sepse fëmija këtë në mënyrë përsosur e kupton drejt.

Periudha e dytë zgjat nga mosha pesë deri në dhjetë vjeç

Në këtë periudhë ndaj fëmijës duhet të keni qëndrim “si ndaj mallit” dhe është e nevojshme t’i jepni detyra dhe të prisni që ato t’i përfundojë. Mund ta ndëshkoni për mossukses, mirëpo jo fizikisht.

Tibetanët theksojnë që në këtë periudhë posaçërisht zhvillohet intelekti. Mos ngurroni që ta mbushni me dije në këtë periudhë të jetës.

Periudha e tretë zgjat nga mosha dhjetë deri në 15 vjeç

Kur fëmija të hyjë në decenien e dytë të jetës së tij, ndaj tij mbani qëndrim të njëjtë si ndaj vetes. Këshillohuni me të për çështje të rëndësishme, nxiteni dhe inkurajojeni pavarësinë e tij.

Nëse diçka nuk ju pëlqen, orientohuni në pasojat negative dhe përpiquni që të shmangni ndalesat direkte. Në këtë periudhë të jetës posaçërisht formohen pavarësia dhe mendimi i pavarur.

Periudha e fundit vjen pas moshës 15-vjeçare

Tanimë është vonë për edukim të mëtejshëm dhe rekomandohet që vetëm të mblidhni frytet e punës suaj. Respektoni fëmijën tuaj dhe dëgjoni se çfarë ju thotë. Pasojat e mosrespektimit të këtyre rregullave janë të shumta.

Nëse e pengoni fëmijën tuaj para moshës pesëvjeçare do të mund t’ia ngufatni aktivitetin, interesin për jetë, iniciativat dhe intelektin. Ai pa kundërshtuar dhe pa u menduar do t’i bindet forcës së vrazhdë dhe do të jetë cak i lehtë i të gjithë dhunuesve.

Nëse vazhdoni që përherë t’ia plotësoni dëshirat pas moshës pesëvjeçare, fëmija do të mbetet infantil dhe i paaftë për punë apo për çfarëdo forme të përpjekjeve shpirtërore.

Nëse vazhdoni që përherë ta mbroni pas moshës dhjetëvjeçare, do të edukoni fëmijë të pasigurt i cili do të jetë i varur nga miqtë e pavarur të cilët tek ai nuk është e thënë që patjetër të bëjnë ndikim të mirë.

Nëse nuk do ta respektoni pas moshës 15-vjeçare, ai kurrë nuk do t’jua falë dhe do të ikë nga shtëpia sapo t’i jepet rasti.

Shpërndaje në: