Mënyra natyrale për ta ndaluar gërhitjen

Mënyra natyrale për ta ndaluar gërhitjen

A keni ju ose ndonjëri nga të afërmit tuaj probleme me gërhitjen? A keni provuar metoda të ndryshme për ndalimin e saj, por asgjë nuk ju ka ndihmuar?

Atëherë mos u brengosni sepse ky ilaç natyral është ndër mënyrat më të mira për ta zgjidhur këtë problem, transmeton Telegrafi.

Kjo pije natyrale duhet të konsumohet çdo natë para se të flini. Është krejtësisht metodë natyrale për heqjen e mukusit– një ndër arsyet kryesore të gërhitjes.  Është e rëndësishme të ceket se për përgatitjen e këtij ilaçi duhet të përdoren fruta dhe perime organike, pasi që nuk përmbajnë kimikate dhe pesticide.

Përbërësit:

– ¼ e limonit

– Një xhenxhefil të madhësisë mesatare

– Dy molla

– Dy karota

– Gjysmë gote ujë

Futni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni derisa ta fitoni lëngun e shëndetshëm.

Është e rëndësishme që të shmangni edhe alkoolin, konsumimin e tepërt të çokollatës etj. /Telegrafi/

Shpërndaje në: