Menstruacione të çrregullt? Ja tre faktorë që shkaktojnë atë

Menstruacione të çrregullt? Ja tre faktorë që shkaktojnë atë

A e keni ditur që shprehitë e përditshme dukshëm ndikojnë në organizmin tonë dhe mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha të cilat kanë të bëjnë me menstruacionet?

Këta janë vetëm disa nga faktorët të cilët mund të çrregullojnë ciklin menstrual.

Stresi

Në vonesën e menstruacioneve mund të ndikojnë ngjarjet traumatizuese si p.sh. vdekja apo sëmundja e personit të dashur, ndarja nga partneri, shpërngulja apo humbja e punës. Të gjitha këto janë situata të cilat vrullshëm dhe dukshëm ngrenë nivelin e stresit. Kur psikikisht të arrini të merrni veten, edhe cikli do t’ju kthehet në normale.

Stresi ndikon në pjesën e trurit e cila quhet hipotalamus dhe e cila rregullon hormonet në trup, midis tjerash edhe ciklin menstrual, i cili atëherë mund të bëhet i parregullt, ndërkaq rrjedhja e gjakut të jetë më e madhe apo shumë e dobët, transmeton Telegrafi.

Udhëtimet

Udhëtime e gjata, posaçërisht ato në destinacione të gjata dukshëm ndikojnë në organizmin tonë. Pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja janë vetëm disa nga simptomat e të ashtuquajturit Jet Lag – çrregullim afatshkurtër i shkaktuar nga udhëtimi nëpër zona të ndryshme kohore.

Ndryshimet e këtilla mund të ndikojnë edhe në ciklin menstrual i cili mund të jetë i shkurtër apo i gjatë. Mirëpo nuk duhet të brengoseni, çdo gjë do të duhej të normalizohej pas dy deri tri ditë të ciklit.

Gjumë i pamjaftueshëm

Për të funksionuar normalisht trupit tonë i nevojitet pushim adekuat madje edhe gjumi. Nga ana tjetër, gjumi shumë i pakët mund të shkaktojë ndryshime të shumta negative në organizëm siç janë rënia e imunitetit, nervozizmi, lodhja dhe molisja, apo të çojë edhe në çrregullim të ciklit menstrual.

Është konstatuar se trupit të njeriut i nevojiten 7 deri në 9 orë gjumë, prandaj është e nevojshme të ndryshohet rutina ditore dhe t’i jepet trupit kohë të mjaftueshme për të pushuar.

 

Shpërndaje në: