Mëngjesin mos e shmangni kurrë
Mëngjesi është vakti që nuk duhet të shmangim kurrë.
Nëse akoma nuk jeni të bindur për këtë, të jeni të sigurt që simptomat e dëmtimit të stomakut apo organeve të tjera jetësore do të nisin më vonë, pasi që po kaq i rëndësishëm është mëngjesi.
Ndoshta jeni të apasionuar pas gjumit dhe çoheni nga shtrati vetëm kur bie alarmi i fundit. Eh, në të tilla raste e dimë fare mirë që justifikimi është “nuk kam kohë të ha”. Mund të duket e përshtatshme për ju, zor një arsye e tillë nuk vlen pothuajse aspak.
Recetat për vaktet e shpejta janë të pafundme dhe e njëjta gjë vlen edhe për mëngjesin. E vërtetë: ju mund të mendoni se po flasim për ushqime jo të shëndetshme, por ja që gaboheni. Me vetëm tre përbërës, ju mund të përgatisni një vakt që do t’ju kursejë kohë e do të ndihmojë organizmin të jetë plot energji.
Kështu që, merrni një fetë bukë dhe lyeni me gjalpë kikiriku. Shtoni feta bananesh dhe mos harroni të përhapni edhe disa fara susami mbi bukë.
Banania do t’ju japë ndjesinë e ngopjes, edhe pse efekti real vjen nga gjalpi i kikirikut. Për dy minuta përgatitje, ju do t’i falni trupit energjinë e nevojshme për pjesën e mbetur të orëve, deri në mesditë.