Mëngjesi, vakti më i shëndetshëm
Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm dhe mjekët këshillojnë që ai duhet të konsumohet nga secili. Një mëngjes i mirë është dhe një nisje shum e mirë e ditës.
Sipas disa studimeve të kryera rezulton se personat të cilët kanë fatin të hanë një mëngjes të mirë janë dhe ato të cilët nuk vuajnë nga uria gjatë ditës.
Një ushqim ku mund të merren të gjithë proteinat është dhe zgjidhja e duhur, këshillohet se në mëngjes duhet të hahen vezë, djathë, proshutë, qumësht etj të cilat njihen si porodukte të pasur me proteina dhe që ju ndihmojnë për një ngopje të shpejtë.
Personat që konsumojnë mëngjes të pasur me proteina kanë një kontroll më të mirë të gukozës, insulinës dhe janë më pak të rrezikuar nga diabeti.
Një mëngjes i mirë është i këshillueshëm për të gjithë dhe për ato persona që duan të bien në peshë kjo është një mënyrë e mirë për një organizëm të shëndetshëm.