Mendy flet me modesti pas ndeshjes: Nuk dija si të festoja, ishte goli im i parë evropian
Në minutat e fundit të ndeshjes mes Atalanta dhe Real Madrid, mbrojtësi Ferland Mendy ka arritur të shënojë një gol fantastik.
Francezi luajti si një sulmues në 10 minutat e fundit dhe kjo u shpërblye pasi ai shënoi një gol në fund.
Theksojmë se Atalanta ishte pa një lojtar që nga pjesa e parë dhe kësisoj po mbrohej gjatë gjithë ndeshjes.
Mendy pas ndeshjes tha: “Nuk dija si ta festoja këtë gol, është i pari që kam shënuar në Evropë”.
https://twitter.com/i/status/1364695576378540048
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 16 mars në Santiago Bernabeu