Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se nëse Fronti largohet nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet.
Ai tha se të tjerët nuk mund të tallen me Frontin.
“Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së Dialogut, mirëpo largimi jonë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime. Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik”, tha Thaçi në Pressing.
“Por ne nuk mund të bëhemi pjesë e nje dialogu pafund, pa rezultat e fryte”, tha ai.