“Menduam se magari po i qet shkelmat e fundit”, “We are NATO” – Ish-komandanti i NjS të UÇK-së me rrëfim interesant para takimit me NATO-n
Ish-Komandati i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, në një intervistë dhënë për Periskopin ka rrëfyer momente interesate gjatë kohës së luftës, kur në ditët e fundit të çlirimit të vendit, me ardhjen e NATO-së – tregon sesi fillimisht kanë menduar se janë militarë serb deri në kohën kur janë njoftuar me ta.
Z. Shyti tregon se kanë pasur edhe disa fërkime me ta, për shkak që ishin orët e vona të natës dhe nuk dinin se ishin ushtarë të NATO-së.
“Kontakti i parë me KFOR-in francez në kuadër të NATO-së, kanë ardhë pas orës 10 të natës dhe për shkak se në fshatin Frashër ka qenë akoma kazerma ushtarake serbe, kemi dyshu se janë ushtria serbe dhe kemi thënë “magari shkelmat e fundit po mundohet me i qitë” dhe kemi intervenu dhe kemi pasë disa fërkime sepse ishte natë, flamuri francez dukej si serb dhe kemi shti në ajër sigurisht sepse nuk e kemi ditur saktësisht se kush është. Pastaj, me altoparlant kanë thënë “ëe are NATO” në gjuhë të ndryshme, ku më pas kemi shkuar për t’u takuar me ta, tha ndër të tjera ish Komandanti i NJS të UÇK-së, Bekim Shyti.
Më poshtë mund të gjeni këtë pjesë nga intervista e z. Shyti dhënë për Periskopin: