Menaxheri italian, Andrea D’Amico ka ofruar 1.3 milionë euro për ta blerë SC Gjilanin
SC Gjilani shumë shpejt mund të bëhet me pronar të ri.
Menaxheri i futbollit nga Italia, Andrea D’Amico, është i interesuar për ta blerë klubin nga elita e futbollit kosovar.
Bëhet e ditur se ai nuk po e synon blerjen e klubit si i vetëm, por me një grup bashkëpunëtorësh.
Madje, D’Amico ka udhëtuar drejt Kosovës për ta parë gjendjen e klubit para se të arrihet një marrëveshje përfundimtare për blerje.
Italiani është takuar sot edhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, nga i cili ka kërkuar informata shtesë – derisa e ka informuar edhe për interesimin e tij për blerjen e SC Gjilanit.
Raportohet se grupi i investitorëve nga Italia, me në krye Andrea D’Amicon, kanë ofruar mbi 1 milionë euro për blerjen e klubit.