Menaxheri i Ronaldos po bisedon me klubin e njohur
Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është vënë sërish në kontakt me Chelsean, për një transferim të mundshëm të yllit portugez.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Independent”, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli portugez u ishte ofruar “Blues” në fillim të kësaj vere, por trajneri Thomas Tuchel nuk kishte shprehur interesim për 37 vjeçarin.
E tash, derisa Të Kaltrit po e kërkojnë një sulmues, pesë herë fituesi i Topit të Artë shpreson të bëhet pjesë e ekipit nga “Stamford Bridge”.
Portugezi po e kërkon një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve dhe londinezët do t’ia ofronin këtë mundësi.
Chelsea e ka në radar edhe sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, por Ronaldo shpreson që të jetë ai përforcimi i fundit i “Blues”.
Gjithashtu, në ditët e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm të ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit në Napoli.