Memphis Depay ka një mesazh për tifozët e Barcelonës, para ndeshjes ndaj Sociedad

Memphis Depay ka një mesazh për tifozët e Barcelonës, para ndeshjes ndaj Sociedad

Ylli holandez, Memphis Depay, pritet të bëjë sot debutimin e tij në La Liga, në ndeshjen e parë të Barcelonës për këtë edicion.

Depay, i cili te Barcelona u transferua gjatë kësaj vere, ka bërë një punë mjaft të mirë në fazën parasezonale dhe sot pritet të jetë nga pikat kyçe të skuadrës.

Para ndeshjes ndaj Real Sociedad, lojtari ka bërë një postim në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Ne kemi nevojë për juve, ne jemi katalanë, ne jemi Barca”, ka shkruar Memphis, përcjell Periskopi.

Deri në 30 mijë veta mund të jenë prezent sot në ‘Camp Nou’ për ndeshjen hapëse të Barcelonës këtë edicion, por sipas raportimeve nga Spanja, vetëm 20 mijë ulëse do të jenë të mbushura.

Ekziston frikë e madhe se pas largimit të Messit, ‘Camp Nou’ do të ketë rënie të vizitave. /Periskopi/

Shpërndaje në: