Memli Krasniqi: Numri 131, fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit

Memli Krasniqi: Numri 131, fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas hedhjes së shortit nga KQZ për numrat e partive politike.

PDK do të mbajë numrin 131 për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Krasniqi ka thënë se ky numër do të jetë i fitores, besimit dhe i të ardhmes.

“Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shpërndaje në: