Memli Krasniqi nga tubimi në Skenderaj: Kjo energji është dëshmi që PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se beson se partia që drejton ai do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Nga një tubim madhështor në Skenderaj, Memli Krasniqi tha se kjo energji dëshmon se PDK-ja do të jetë partia e parë.
Sipas Krasniqit, kur Skenderaj mobilizohet atëherë PDK-ja del partia e parë.
“Kjo energji që po e shohim sot është dëshmia më e mirë që PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet më 9 shkurt. Kjo është partia që e ka në ADN UÇK-në, partia e lirisë e pavarësisë dhe shtete ndërtimit të Kosovës. Kur Skenderaj mobilizohet PDK kthehet si forca e vetme politike, e siç po e shihni sonte Skenderaj qenka i gjithi në këmbë. Përshëndesim themeluesit e kësaj partie e zotohemi se do të fitojmë edhe për ta”, ka thënë Krasniqi.
Hamza nga Skenderaj: Kosova mund të bëhet shteti që e dëshironi ju
PDK nis tubimin në Skenderaj, pjesëmarje masive e përkrahësve