Memli Krasniqi nga Prizreni: Qytetarët e pakënaqur me qeverinë aktuale po i besojnë PDK-së dhe Bedri Hamzës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot kompaninë farmaceutike Komot Pharmaceutical, ku është pritur nga pronari Fatmir Karabaxhaku.
Gjatë vizitës, Krasniqi ritheksoi përkushtimin e PDK-së për të mbështetur bizneset dhe për të krijuar kushte më të mira për punëtorët e sektorit privat.
“Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë edhe për bizneset edhe për punëtorët e sektorit privat,” u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të mbështetjes për sipërmarrësit në Kosovë.
Krasniqi theksoi gjithashtu se shumë qytetarë, të pakënaqur me qeverinë aktuale, po i besojnë vizionit dhe programit të PDK-së për një të ardhme më të mirë.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Bashkë me secilin prej jush, pa dyshim që Kosova mundet ma mirë!” përfundoi ai.
Në Prizren, sot vizitova kompaninë farmaceutike Komot Pharmaceutical, me pronar Fatmir Karabaxhakun. Me PDK-në në…
Posted by Memli Krasniqi on Friday, January 31, 2025