Memli Krasniqi: Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të jetë më mirë për të gjithë

Memli Krasniqi: Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të jetë më mirë për të gjithë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Vrellë dhe Shushicë të Istogut ka theksuar angazhimin e partisë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Ai u shpreh se thirrja për ndryshim dhe për një jetë më të mirë është shndërruar në një përgjegjësi qytetare të çdo qytetari të Kosovës. Krasniqi theksoi se me Bedri Hamzën si Kryeministër, gjithçka do të jetë më mirë për të gjithë.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur për një fitore të madhe të PDK-së më 9 shkurt, duke shtuar se kjo do të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për vendin.

Shpërndaje në: