Mema alarmon për bazën serbe në Rashkë: Aty njerëzit paguhen për akte terroriste
Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema, ka ngritur alarmin rreth bazës serbe të vendosur në Rashkë.
Mema në Top Channel tha se aty njerëzit paguhen për akte terroriste.
Ai foli edhe rreth sulmit të fundit që ndodhi në orët e fundit të së premtes në kanalin e Ibër Lepencit.
“Rashka është një zonë shumë pranë Novi Pazarit, nga e cila kordinohen të gjitha sulmet në Veri të Kosovës. Është pikërisht spitali i Novi Pazarit që u përdort dhe në rastin e sulmit të Banjskës ku u kuruan të plagosurit. Ajo është pika ku zhvendosen dhe lëvizin të gjitha fijet e shtetit serb në Veri të Kosovës”, tha Mema.
“Nuk bëjnë më sulm të drejtpërdrejtë. Rasti i Banjskës ishte një sulm i mirëfilltë terrorist. Pra nuk duan të shfaqen kaq drejtpërdrejtë por po përdorin këtë formën tjetër, përmes sulmeve terroriste”, theksoi ai.