Melisa mori vendimin, u largua sonte nga “Përputhen”

Melisa mori vendimin, u largua sonte nga “Përputhen”

Melisa sot u largua përfundimisht nga “Përputhen”.

Konkurrentja nga “Përputhen” së fundmi ka qenë në qenër të vëmendjes pas dyshimeve se ajo është në një lidhje sekrete me ish-konkurrentin Andi Shehi, shkruan lajmi.net.

Fatjoni nisi gjithçka kur aludoi se Melisa kishte nisur një lidhje romantike me dikë nga konkurrentët tjerë të “Pvrputhen”, ndërsa më vonë u zbulua se ishte fjala për Andin.

Të premten gjatë emisionit të “Përputhen” Melisa kishte thënë se do të zbulonte diçka të dielën në “Përputhen Prime”.

Kurse sot ajo ka bërë të ditur vendimin për të lënë emisionin Përputhen pasi tha se ka një ngarkesë emocionale të madhe.

Ky vendim erdhi pas sulmeve se ajo ishte në një lidhje të fshehtë dhe se kishte kryer marrëdhënie me Andin.

Ajo tha se nuk e mban më presionin dhe për këtë ka vendosur të largohet.

“U bë disa javë, që siç kam sulmuar unë, siç jam sjellë keq me vajzat ose djemtë, kur na del vetja nga kontrolli, mendoj që asnjë prej nesh nuk ka dashur t’i bëjë keq njëri-tjetrit. Duke marrë parasysh akuzat e fundit nuk jam ndjerë mirë’, tha Melisa.

 

“Erdhi një periudhë që nuk mbaj më dot. Kam pasur një presion psikologjik shumë të madh. Është një sulm që nuk është bërë për të më lënduar mua, por e thashë që situata na dal nga kontrolli ndonjëherë,” përfundoi Melisa.

Shpërndaje në: