Melisa e përlotur tregon historinë më të dhimbshme të jetës së saj

Melisa e përlotur tregon historinë më të dhimbshme të jetës së saj

Protagonistja e “Përputhen” zbuloi të pathëna nga jeta e saj.

Melisa tha se ka qenë e bullizuar dhe e dhunuar fizikisht nga shokët e klasës për shkak se nuk ishte në nivelin e tyre financiar, shkruan lajmi.net.

“Ka qenë pjesa e bullizmit, por interneti në atë kohë nuk ishte i përhapur si tani, nuk e kujtoj si një gjë të mërzitshme por si një forcë, nëse vendosa ta përmend nuk po e them për viktimizim, por thjesht që ka njerëz që mund të gjejnë ngushëllim. Duke qenë se unë e kam kaluar edhe me dhunë fizike këtë gjë kishte raste edhe që edhe më përndiqnin që të arrinin atë që donin sepse unë isha në një nivel më të vogël. Momenti që unë nuk mbaja më i tregova motrës, jetoja me të në Itali, e cila ishte dy vite më e vogël se sa jam unë tani, i vetmi person që e ka ditur ka qenë motra dhe shoqja ime në Itali. Unë jam shumë sociale dhe e afrueshme me të tjerët. Dikush do të ma marrë për dobësi, një tjetër për mënyrën më false. Aty ka qenë pjesa që jam afruar edhe me pjesën e kërcimit. Ishin moshatarët e mi që më dhunonin, i binte klasa e 8 i kisha librat e shkruara me dorë sepse nuk kisha mundësi që t’i blija. Unë sado që jam e fortë unë vuaja përbrenda” tha Melisa.

Ndryshe, përveç Melisës edhe Atdheu tregoi një nga historitë personale të jetës së tij teksa edhe u përlot.

Shpërndaje në: