Melinda paralajmëron këngën e re me foto të nxehta
Reperja Melinda Ademi ka vendosur që ta përfundojë këtë vit me një këngë të re
Reperja, e cila ka filluar të jetë aktive në rrjetet sociale që disa ditë duke postuar edhe disa foto që i ka realizuar në Blue Lagoonën e famshme islandeze, ka paralajmëruar sot se të premten do ta lansojë këngën e saj të re.
“Karma”, do të quhet kjo këngë që Melinda ka thënë se do ta lansojë me datën 15 të këtij muaji, pra të dielën.
Kënga e fundit e Melindës ishte “A po don pak”, para tre muajve, këngë kjo që ka më shumë se katër milionë klikime në youtube.