Mehmetaj: Une ende besoj që Fatmir Limaj nuk bashkëpunon me Kurtin, nuk besoj se i’a ben këtë argat Serbisë

Mehmetaj: Une ende besoj që Fatmir Limaj nuk bashkëpunon me Kurtin, nuk besoj se i’a ben këtë argat Serbisë

Pas deklaratave të kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj, ku nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LVV-në, ka reaguar edhe njëherë gazetari, Lirim Mehmetaj.

Mehmetaj thotë se bashkepunimi me Albin Kurtin eshte bashkepunim me planin e Serbise për deformim përfundimtar të shtetit të Kosovës.

Ai tutje u shpreh se nuk beson që Limaj shkon me Albin Kurtin dhe se i njëjti nuk ia bën kete argat Serbisë.

Reagimi i plotë:

Me sa po shoh neper rrjete sociale, struktura kriminale online e Vetevendosjes ia paska filluar mbrojtjen e Fatmir Limajt.

Ka shume mundesi qe edhe vete Limaj deshiren kryesore per koalicion e ka pikerisht kete: t’i ndalen te sharat nga Vetevendosja.

Edhe pse, ai do te duhej ta kuptonte se s’ka nder me te madh se me u sha nga çerdhja e udbasheve dhe e pasardhesve te tyre.

Vec edhe dicka duhet me dite: kritikat e kesaj anes tjeter jane shume ma te renda. Se jane te verteta.

Bashkepunimi me Albin Kurtin eshte bashkepunim me planin e Serbise per deformim perfundimtar te shtetit te Kosoves.

Sot kemi marreveshje per autonomi ne Veri, jemi ne sanksione dhe serbet ne Veri nga Perendimi shihen si viktima. Kete e ka dashte Serbia. Kete e ka mundesu Albin Kurti kryeminister.

S’ka kush qe ta ndal qe me vullnet te lire te behesh pjese kontribuese ne kete plan ogurzi, po nevojen o zoteri nuk e ke.
P.S

Une ende besoj qe ti nuk shkon me te. Nuk besoj se ia ben kete argat Serbise.

Shpërndaje në: