Mehmetaj: Prokuroria e konfirmon se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së

Muaj më parë në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, pas një kontrolli rutinë për servisim i ishte gjetur pajisje e dyshimtë e vendosur afër rrotes, shkruan Periskopi.
Lidhur me këtë rast Prokuroria e ka konfirmuar se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së.
Këtë e ke konfirmuar ekskluzivisht gazetari Lirim Mehmetaj, përmes një statusi në Facebook.
Mehmetaj kërkoi që rasti të zbardhet në detaje.
“Pajisja përgjuese GPS-së që gazetari Vehbi Kajtazi e kishte gjetur në veturën e tij në fund të tetorit të vitit të kaluar është e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e njohur gjerësisht si AKI. Se kjo pajisje i takon AKI-së tashmë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Kosovës. Pas një kërkese për të dhëna nga Dogana e Kosovës është konfirmuar se aparati që iu gjet Kajtazit në veturë është një nga 74 pajisjet e njëjta që kishin ardhur në Kosovë si material i porositur për AKI-në…”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Shqetësuese: Gjendet pajisje e dyshimtë në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi