Mehmetaj me dokument: Qeveria ia merr me qira pronën e babait të Veton Elshanit, zëdhënësit të Policisë së Kosovës në veri
Nga ky objekt, babai i Elshanit fiton 20 mijë euro në vit apo 1 mijë e 649 euro në muaj, transmeton Demokracia.com
Në këtë objekt, Qeveria e ka vendosur Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Pejë.
POSTIMI I PLOTË:
Qeveria merr me qira pronën e babait të zëdhënësit të Policisë për Veri, Veton Elshanit, 1 mijë e 649 euro në muaj – rreth 20 mijë euro në vit
Prejse e kam parë këtë Veton Elshanin kur befasisht filloi të flas si militant i Vetëvendosjes e pata ditur se diçka këtu vjen era.
Doli ashtu siç e mendova.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim tash e sa muaj që Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Pejë ta vendos në objekt të babait të Veton Elshanit, Sokolit.
Siç tregon kontrata, kjo agjenci atij i paguan 1 mijë e 649 euro në muaj. Kontrata është për së paku 3 vjet.
Përveç kësaj, agjencia duhet të paguajë edhe gjithë shpenzimet tjera përcjellëse.
Plus, siç më kanë treguar, Agjencia më parë ka qenë në një objekt tjetër i cili edhe ka qenë më i lirë, por edhe kushtet e objektit kanë qenë më të përshtatshme.
Dhe, kjo s’është e vetmja që kam marrë vesh për Elshanin, po këtë herë po e lë më kaq.
Për besë katastrofë është kjo. Ti objektin jepe me qira, po mos u shndërro në militant o vëlla.