Mehmetaj, Kurtit për Urën e Ibrit: Shefi i CIA-s e të ka bërtit si mësuesi nxënësit të dobët

Mehmetaj, Kurtit për Urën e Ibrit: Shefi i CIA-s e të ka bërtit si mësuesi nxënësit të dobët

Arsyetimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhënë në RTK se Urën e Ibrit s’po e hap për të mos o konfrontuar me KFOR-in dhe se për një gjë të tillë pret koordinim me hisedarët ndërkombëtarë të sigurisë në vend, gazetari Lirim Mehmetaj s’e ka blerë hiç.

“Tash s’eshte kordinim, por nenshtrim. Ka ardhe shefi i CIA-s ne zyren tende, te ka bertiur si mesuesi nxenesit te dobet. Dhe ti, si gjithmone, je zbythur”, tha Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Veriu tha eshte çliru, ama uren s’mund ta hapim se nuk po deshirojme perplasje.

Po a s’jeni ju pikerisht njerezit qe e keni akuzu si person pa dinjitet e pa integritet kedo qe ua ka terehequr verejtjen qe hapja te behet me kordinim?

Ura eshte brenda Kosoves. Kosova eshte e lire dhe e pavarur. Pse s’po e hap uren?

Te tregoj une pse. Se s’ke guxim, se je tuc i deshmuar tash e sa vjet.

Dhe, mos guxo te thuash se mos hapjen e ures e ke per shkak te kordinimit. Kordinim eshte kur nuk e hap meqe paraprakisht s’e ke bere as teme, sepse fillimisht e ke biseduar me aleate.

Kjo s’ka ndodhe.

Dhe tash s’eshte kordinim, por nenshtrim. Ka ardhe shefi i CIA-s ne zyren tende, te ka bertiur si mesuesi nxenesit te dobet. Dhe ti, si gjithmone, je zbythur.

I ftoj militantet e VV-se, ata qe kur eshte ne pyetje sovraniteti i shtetit s’pyesin Amerike as kedo tjeter, te shkojne ta hapin uren.

Hajde, ec. Ata para jush e kane çliruar krejt pjesen tjeter te Kosoves. I kane hapur te gjitha urat.

Juve ju ka mbetur 1 ure per ta hapur. Hajt hapeni.

Shpërndaje në: