Mehmetaj i reagon Prokurorisë: Mos u tutni, e keni të konfirmuar se pajisja është e AKI-së

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar edhe njëherë pas qëndrimit të Prokurorisë se ata nuk kanë konfirmuar ndonjë lajm që pajisja gjurmuese e vendosur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, i takon AKI-së.
Mehmetaj insiston që Prokuroria e ka të konfirmuar që pajisja GPS i takon AKI-së.
“Prokurori mos u tut…”, ka shkruar Mehmetaj.
Megjithatë, sipas tij, as Prokuroria dhe as AKI nuk dëshirojnë të dihet kjo punë.
“Nuk eshte hera e pare qe Prokuroria deshiron te mbyll raste kur eshte ne pyetje AKI-ja.”, ka shkruar Mehmetaj.
Ai ka paralajmëruar që do të publikojë rast të cilat Prokuroria ia ka mbyllur “agjenteve te AKI-se te lidhur me Vetevendosjen dhe me familjare ne liste te Vetevendosjes”.