Mehmetaj e quan ‘bandit’ Kurtin: Kryeministri që erdhi për ‘punë dhe drejtësi’, nuk i përgjigjet thirrjes së drejtësisë
Gazetari dhe analisti i njohur, Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti që s’po i përgjigjet ftesës së Prokurorisë.
Mehmetaj tha se kryeministri Kurti po sillet si bandit duke i ikur thirrjes së Prokurorisë, shkruan Demokracia.com
“Kryeministri që erdhi për “punë dhe drejtësi”, nuk i përgjigjet thirrjes së drejtësisë”, ka shkruar Mehmetaj.
Kryeministri bandit
Po te behej fjale per ndonje ish-komandant lufte, refuzimi per t’iu pergjigjur prokurorise, do te cilesohej si abuzim me fuqine, si brutalitet individual i shperfaqjes se barbaritetit dhe sabotim i drejtesise e shtetit.
Do beheshin emisione speciale, ka mundesi edhe protesta, e do te flitej neper qytet se si keta clirimtaret paskan pas luftuar vec per interesa te vetet, per shfrytezim e keqshfrytezim.
Por jo, nga Ramush Haradinaj e te Hashim Thaci, te gjithe i jane perkulur thirrjeve te tilla te prokurorise. Te gjithe jane pergjigjur ne thirrje edhe si deshmitar edhe si te pandehur.
P.sh, tash po me kujtohet qe Haradinaj ishte i ftuar – dhe kishte shkuar – si deshmitar ne rastin e Pal Lekajt.
Ama jo edhe Albin Kurti. Ky as nuk shkon, as nuk jep pergjigje pse nuk shkon e kjo as nuk behet problem, as nuk i pengon kujt.
Kryeministri qe erdhi per “pune dhe drejtesi”, nuk i pergjigjet thirrjes se drejtesise. Paramendojeni.
Pas Milan Radojicic-it dhe Enver Sekiraqes, Albin Kurti eshte i pushtetshmi i radhes qe sillet si bandit. Por, ndryshe nga ata dy te paret, te cilet ikin, sepse nese jo autoritetin ja njohin fuqine institucioneve te Kosoves, ky as nuk iken nga to.
Me shume i njohin keto institucione ata dy te paret, sesa ky.
Tmerr. Kryeminister bandit.