Mehmetaj: Albin Kurti ia shlyu borxhin prej 3.5 milionë eurove kompanisë “Fluidi, mbrëmë e vizitoi

Mehmetaj: Albin Kurti ia shlyu borxhin prej 3.5 milionë eurove kompanisë “Fluidi, mbrëmë e vizitoi

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vizitës së kryeministri Albin Kurti në kompaninë “Jaffa Plus”.

Mehmetaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se “Jaffa Plus”, është nënprodukt i koorporates Fluidi të cilës i ishte shlyer borxhi prej 3.5 milionë euro për vetëm 13 mijë euro.

Shlyerja e këtyre borxheve sipas Mehmeajt “ka ardhur direkt nga Albin Kurti dhe është bërë me aprovimin e tij”.

“Pra, kësaj kompanie, sipas vendimit që e keni edhe më poshtë, i mundësohet të paguajë vetëm 13 mijë euro për të shlyer borxhet nga viti 2009 kur kishte marrë lejen e deri në qershorin e vitit 2021 kur po ndodhte shlyerja.

Këtë kompani sot e ka vizituar Albin Kurti.
Megjithatë, për të kamufluar situatën, ai në Facebook-un e tij thotë se e ka vizituar kompaninë “Jaffa Plus”.
Po çka është “Jaffa Plus”?
Siç shihet qartësisht, “Jaffa Plus” është nënprodukt i Korporatës Fluidi”, ka shkruar Mehmetaj mes tjerash.

Postimi i plotë:

Fillimisht ia shlyen borxhin prej 3.5 milionëve për vetëm 13 mijë euro, tash e viziton – he militant, çka po thu?
Ashtu siç e pata raportuar përmes dokumenteve, për çka edhe Naser Hafizi është në burg, kompanisë Fluidi, përmes metodave ilegale, qeveria ia pati shlyer borxhin prej 3.5 milionë eurove për vetëm 13 mijë euro.
Pra, kësaj kompanie, sipas vendimit që e keni edhe më poshtë, i mundësohet të paguajë vetëm 13 mijë euro për të shlyer borxhet nga viti 2009 kur kishte marrë lejen e deri në qershorin e vitit 2021 kur po ndodhte shlyerja.
Këtë kompani sot e ka vizituar Albin Kurti.
Megjithatë, për të kamufluar situatën, ai në Facebook-un e tij thotë se e ka vizituar kompaninë “Jaffa Plus”.
Po çka është “Jaffa Plus”?
Siç shihet qartësisht, “Jaffa Plus” është nënprodukt i Korporatës Fluidi.
Pra, është e qartë se shlyerja e borxheve për këto kompani ka ardhur direkt nga Albin Kurti dhe është bërë me aprovimin e tij.
Ky po dëshiron t’i krijojë biznesmenët e tij. T’u mundësojë fitime ilegale që më pas t’ua përdorë paratë për mirëmbajtjen e pushtetit.
Këta janë kriminelë të paparë në këto treva.

Shpërndaje në: