Mehmetaj: A i rrihet Faton Pecit gatitu more Leart Hoxha?

Mehmetaj: A i rrihet Faton Pecit gatitu more Leart Hoxha?

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër drejtuesin e emisionit “Contex” në ATV, Leart Hoxha pas intervistës me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Gjatë emisionit, Hoxha pohonte demantimet e Pecit ndaj raportimeve për bastisjen e ministrisë së Bujqësisë e dyshimeve të zyrtarëve të kësaj ministrie për korrupsion.

”Po tek e fundit Faton Peci është një hajduk i dëshmuar skandalet e të cilit do të vazhdojnë të shpalosen, ama mu dhimbs gazetari Leart Hoxha. Po a i rrihet gatitu more burrë Pecit? Qysh ia mban ison ashtu një hajni edhe e lejon krejtësisht i pasfiduar ta keqpërdorë studion për propagandë politike?”, ka shkruar ndër të tjerash Mehmetaj.

Postimi:

Shpërndaje në: