Megjithatë, Xhaka nuk largohet – Arsenal përgatit ofertë të re për mesfushorin e Zvicrës
Transferimi i Granit Xhakës te skuadra e Romës duket se është afër dështimit.
Pas disa paraqitjeve mjaft të mira në Kampionatin Evropian 2020, me fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka duket se ka bindur drejtuesit e Arsenal për një kontratë të re.
Flitej shumë se mesfushori pëlqehet nga Jose Mourinho, duke bërë që emri i Xhakës të lidhet me një kalim te Roma, por raportimet e sotme nga Britania e Madhe kanë ndryshuar situatën.
‘Athletic’ raporton se Arsenal kanë përgatitur ofertë të re dhe duan vazhdimin e kontratës me reprezentuesin e Zvicrës, transmeton Periskopi.
Roma dështoi të bindte ‘Gunners’ me ofertat për Xhakën, kështu që ish anëtari i Monchengladbach mund të mbetet në Londër.
Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘Athletic’ do të konfirmohen. Fati i Xhakës tashmë është në një udhëkryq. /Periskopi/