Megjithatë, Prishtina-Ferencvaros luhet pa tifozë

Prishtina ndeshet në ‘Fadil Vokrri’ me Ferencvarosin në takimin e kthimit të rundit të parë kualifikues të Champions Leagues.
Do të jetë një ‘Everist’ i vërtetë për Prishtinën për ta ngjitur, pasi takimin e parë e humbi me rezultat 3-0, shkruan Periskopi.
Kryeqytetasit do të jenë nikoqirë të hungarezëve më 13 korrik në stadiumin që mban emrin e ish-futbollistit legjendar.
Mirëpo, pavarësisht tentativave, edhe ky takim do të luhet pa praninë e fansave.
“Ndeshja zhvillohet pa shikues me gjithë përpjekjen maksimale të klubit, një gjë e tillë është e pamundshme në këtë moment dhe në këto rrethana me rregulla të rrepta të pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. /Periskopi.com/