Meghan Markle shëtitje me djalin në pyll, komentuesit gjejnë sërish diçka për ta kritikuar

Meghan Markle shëtitje me djalin në pyll, komentuesit gjejnë sërish diçka për ta kritikuar

Meghan Markle së bashku me djalin e saj, Archie po shijojnë një jetë normale pa praninë e kamerave (edhe pse paparacët janë kudo). Dukesha e Sussex, Meghan Markle është fotografuar gjatë një shëtitjeje në pyll me djalin, Archie dhe me dy qentë që i mbante pranë vetes. Ajo dukej në humor të mirë dhe e qeshur gjatë gjithë kohës. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar sërish për mënyrën se si e mbante djalin. Ata madje i kanë shkruar se duhet të marrë këshilla nga një dado përpëra se Archie të bjerë ndonjë ditë nga duart e saj.

Gjithsesi, Meghan me siguri ka vendosur të mos i lexojë kritikat, pasi ajo ia doli të largohej nga Britania e Madhe, atje ku tabloidët nuk u treguan shumë mikpritës ndaj saj. Ndërkohë, Harry mbrëmjen e kalur i është bashkuar familjes së tij në Kanada për të filluar një jetë të re së bashku me Meghan dhe Archie.

Shpërndaje në: