Mega – skandali financiar ku dyshohet se u përfshi ambasadori Martin Berishaj: Periskopi shpjegon në 4 pika
Nga skandali që shpërtheu mbrëmjen e kaluar – ku dyshohet të jetë i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci z.Martin Berishaj, deri te deklarata e sotme e Presidentes lidhur me skandalin, më poshtë, Periskopi iu sjell në 4 pika – ngjarjen të sqaruar shkurtimisht.
1.SKANDALI – i raportuar nga media sllovene
Emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, z.Martin Berishaj, është më i lakuari gjatë orëve të fundit. Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, mediat sllovene publikuan skandalin e madh financiar, ku është i përfshirë politikani slloven, njëherit kryetar i Partisë së Lirisë, Robert Golob.
Në aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas mediave sllovene, Martin Berishaj dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven, Robert Golob.
Media sllovene ka raportuar se në xhirollogarinë MB Consulting, pronar i së cilës është Martin Berishaj, e regjistruar në Mal të Zi, i janë derdhur nga një kompani serbe, në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj.
Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.
Burimi i televizionit slloven, që e ka transmetuar i pari kronikën rreth hetimit të këtij skandali, ka treguar televizionit Planet që parat që z. Berishaj ia ka dërguar politikanit slloven, ky i fundit i ka investuar në një fond italian.
2.KUSH ËSHTË ‘GEN’?
Në këtë pyetje, më së mirid he më shkurt, na përgjigjet një status i gazetarit Astrit Gashi që po e publikojmë më poshtë:
GEN eshte pjese kyqe e “mafise energjetike serbe” te cilen e udhehoqen Vojin Lazarevic dhe Damir Fazlic. Ne kete rrjete kane qene te lidhura nje kompani boshnjake si dhe nje fiktive ne Londer.
Kosova dhe jo vetem, vite me radhe ka qene e detyruar te blej rryme nga ta e shantazhuar permes lidhjeve nderkombetare te transmisionit. Nga ky shantazh i eshte ofruar mundesia te lirohet tek pas ndertimit te linjes me Shqiperine.
Per “mafine energjetike” serbe ne Ballkan pata shkruar fillimisht diku ne fillim te 2000’tave ne Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 ne favor te territ. Qe nga ajo kohe nuk jam ndalur kurre te shkruaj e flas per pavaresimin energjetik te Kosoves.
Sot po ndihem i lenduar qe edhe nje shqiptar, nje njeri qe e kam konsideruar si te zotin e te mire, nje ambasador i Kosoves, te perfitet ne nje skandal financiar ne Slloveni qe perfshine edhe parat e kesaj firme.
Haram i qofte, nese del madje edhe pjeserisht e vertete!
3.MARTIN BERISHAJ FOLI PAK, E PËRMENDI NJË PADI
Ambasadori i përfolur si i dyshuar në këtë skandal, ka shkruar një sqarim të shkurtër në profilin e vet në Facebook. Lajmi ishte vetëm te padia e paralajmëruar ndaj medias që ka publikuar skandalin. Por ai, nuk dha sqarime siç kërkoi për shembull Bleron Baraliu – se si ka ardhur deri te paratë nga kompania serbe.
Berishaj shkroi vetëm kaq:
“Shpifjet nuk kalojne!
Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës.
Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale.”
4. PRESIDENTJA GODET MEDIAT
Presidentja e Kosovës, znj.Vjosa Osmani, e cila e kishte dekretuar shpejt e shpejt Martin Berishaj me dekretin që Martinin do ta bënte kosovar, në një prononcim sot para mediave, që fillimisht e transmetoi menjëherë Periskopi, ka sulmuar mdiat.
“Sa i përket atyre që publikohen, sic e ka thënë Biden rreziku më i mirë në raport me demokracinë tonë këto ditë nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat. Pres që cdo gjë të publikohet të konfirmohen. E nëse nuk konfirkohen ne procesojmë dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosvës kur mohon akuza të tilla.’’, tha ajo./Periskopi/