Mefi i VV-së me akuza skandaloze për BE’në: E bëtë veriun çerdhe të krimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka akuzuar Bashkimin Evropian se me qeveritë e mërparshme të vendit, e kanë shndërruar veriun në çerdhe të krimit, kjo për shkak të – siç thotë ai – politikave të stablokracisë në dëm të paqes.
Bajqinovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të zëdhënësit Peter Stano, se çështja e urës së Ibrit është problematike.
Sipas tij, hapja e Urës do të thotë zhvillim për vet serbët atje.
“Pse argumenti i Stanos për Urën e Ibrit si çështje shpërthyese, nuk qëndron? Sepse janë pikërisht politikat e stabilokracisë në dëm të paqes, demokracisë e sovranitetit të shtetit të Kosovës, nga ana e BE-së dhe e ish-qeverive të Kosovës, që për vite me radhë, kanë shndërruar veriun e vendit në qerdhe të krimit të organizuar e të korrupsionit. Nga gjendja e kriminalizuar në veri, veç soji i Radojçiqit dhe partnerëve të tij në biznes e në politikë, kanë qenë përfitues. Humbësit ishin të gjithë të tjerët por më së shumti, vet qytetarët serbë atje. Pra, hapja e Urës do të thotë perseptivë zhvillimore e ekonomike për vet serbet në radhë të parë.” – ka shkruar ai.
Pse argumenti i Stanos për Urën e Ibrit si çështje shpërthyese, nuk qëndron? Sepse janë pikërisht politikat e…
Posted by Mefail Bajqinovci on Saturday, August 10, 2024