Mefi i nervozuar me Lajçakun: E “mëson” se si duhet mbrojtur integriteti i Kosovës
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak duke thënë se duhet mbrojtur Kosova dhe të sigurohen që askush të mos sfidojë integritetin e saj.
“Të gjithë e përkrahin sundimin e ligjit në veri të Kosovës, por Lajçak thotë se mënyrën se si qeveria e zbatohet sundimi i ligjit kemi dallime”, ka shkruar Bajqinovci.
“Siç duket, sipas tyre, është dashtë ta lëmë veriun nën kontrollin e Vuçiqit dhe terroristëve për të pritur edhe 25 vjet të tjera. Kjo nuk është zgjidhje! Duhet të mbrojmë vendin tonë dhe të sigurojmë që askush të mos e sfidojë integritetin e Kosovës”, ka shkruar ai.